Site icon Telegrafi

Kuvendi në Maqedoni pa kuorum të mjaftueshëm për votim

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë në disa momente ka konstataur se nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Në votimin e fundit për planin financiar të Komisionit Shtetëror për Ankesa pas Shpalljeve Publike për vitin 2017, Xhaferi konstatoi se votimi është i pavlefshëm, pikërisht për shkak të kuorumit.

“Të mos e përsëris, por mirë e dini se deputeti ka detyrë jo vetëm të diskutojë, po edhe të jetë prezent në sallë deri në përfundimin e seancës. Keni pauzë të mjaftueshëm për aktivitete parazgjedhore, tani duhet të koncentrohemi në punën e Kuvendit”, tha Xhaferi.

Në seancë u rishikua, por nuk mori mbështethe masat e propozuara për rekomandimet nga raporti i Avokatit të Popullit, për të drejtat e njeriut./Telegrafi/

Exit mobile version