Telegrafi

Kuvendi nderon viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se me këtë nderojnë viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel.

Ndryshe, opozita edhe sot ka bojkotuar seancën. Ndërsa, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jetë edhe përzgjedhja e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP). /Telegrafi/