Site icon Telegrafi

Kuvendi i Mitrovicës miraton kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2025 – 2027

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 26.06.2024

Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në seancën e sotme ka miratuar Kornizë afatmesme buxhetore për vitet 2025- 2027.

Në mbledhjen e së mërkurës Kuvendit Komunal shqyrtoi dhe miratoi edhe disa vendime të tjera.

Asamblistët aprovuan me shumicë votash Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027; Propozim-vendimin për caktimin e qirasë për shfrytëzuesit e Parkut Industrial dhe Parkut Teknologjik në Mitrovicë; Propozim-vendim për miratim të Nismës për Bashkëpunim Ndërkomunal; Strategjinë për Kulturë 2024-2027, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Ndërsa, pikat e rendit të ditës si propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për Bernd Baumgarten dhe Raporti i Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Tregu” për vitin 2023 janë shtyrë për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal. /Telegrafi/

Exit mobile version