Site icon Telegrafi

Kuvendi miraton raportin e auditorit të përgjithshëm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 72 vota për, asnjë kundër, 3 abstenime, kanë miratuar raportin vjetor për vitin që shkoi të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, duke prezantuar këtë raport tha se për ta përfunduar këtë raport, kanë audituar 105 raporte të auditimit për 92 organizata buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 opinione buxhetore. Sipas tij, shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditorit nuk është e kënaqshme.

Ai duke u ndalur në prokurimin publik, dobësi në vlerësimin e nevojave, hyrja në kontrata pa zotime paraprake, pagesa jo në përputhje me kontratat, monitorim i dobët i kontratave, mbikëqyrje e dobët e punimeve.

Po ashtu u tha se pasuria kombëtare e Republikës së Kosovës në vlerën e asetetve arrin në prej 8.1 miliard, megjithëse shumë pasuri të tjera nuk janë të regjistruara.

Megjithatë, deputeti Milaim Zeka ka kritikuar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se ka bërë auditimin e ndërmarrjeve të mbeturinave por nuk ka bërë auditim piramidës së krimit ekonomik, Postës dhe Telekomit të Kosovës. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version