Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti që pikat e rendit të ditës si ” “Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, Caktimi i
Ditës së Gjenocidit” të futen në rezolutë dhe të paraqiten nga komisioni parlamentar”.
“Pikat 2,3,4 të shqyrtohen në atë rezolutë dhe t’i propozohet kuvendit se si të procedohet. Arsyeja është se pika 2,3 nuk janë fushëveprimtarinë e Kuvendit”, tha Hoti.
Po ashtu Kuvendi përcaktoi anëtarët nga grupet parlamentare për Komisionin Parlamentar të propozuar nga deputeti i PSD-së, Faton Topalli për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive lidhur me rezolutën për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë.
Komisioni: PDK, Memli Krasniqi, LDK, Vjosa Osmani, VV, Sami Kurteshi, AAK, Muharrem Nitaj, PSD, Dardan Molliqaj, Nisma, Enver Hoti, 6+, Duda Balje. /Telegrafi/