Telegrafi

Kuvendi miraton propozimin e PSD-së për krijimin e një Komisioni Parlamentar për Tribunalin për krimet serbe

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë mbi 60 pika të rendit të ditës.

Seanca ka nisur me një debat sa i përket rezolutës së propozuar për Tribunalin Ndërkombëtar të gjenocidit serb në Kosovë.

Lidhur me këtë, deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka propozuar që fillimisht duhet të krijohet një komision parlamentar për të harmonizuar pastaj tekstin e kësaj rezolute.

“Mendojmë që kjo i tejkalon suazat e një partie prandaj jemi të interesuar që të kemi konsensus për këtë çështje. Propozimi konkret i imi është që Kuvendi i Kosovës të krijoj një komision parlamentar i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst, ti harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkërisht të ulemi dhe ta harmonizojmë një tekst që do të miratohet me shumicën në kuvend”, ka thënë Topalli.

Ky propozim i Topallit pastaj është hedhur në votim ku edhe u miratua me 62 vota për. /Telegrafi/