Site icon Telegrafi

Kuvendi miraton Projektligjin për Turizmin

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Turizmin.

Për kanë votuar 76 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputeti Ferat Shala në emër të Komisionit për Ekonomi e ka prezantuar këtë Projektligj.

“Komisioni ka rekomanduar të miratohet, ky ligj i lehtëson shumë procedura, bën përmirësimin e sferës të turizmit në shumë sektorë dhe ne i rekomandojmë Kuvendit që ta miratoj këtë projektligj”, ka thënë Shala.

Ky Projektligj përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë.

Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version