Site icon Telegrafi

Kuvendi miraton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 77 vota pro kanë miratuar Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj.

I njëjti u konsiderua i rëndësishëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se rregullon statusin juridik të shtetasve të huaj.

Megjithëse u kritikua nga opozita qëndrimi i mëhershëm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje për MSA-në nga rrjedh ky Projektligj, të njëjtit e përkrahën atë. /KP/

Exit mobile version