Telegrafi

Kuvendi miraton Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit gjatë viteve 90-ta

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot kanë votuar Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të Kosovës në vitet 1990/1991.

Me 71 vota për dhe asnjë kundër ka kaluar Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 90/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve për miratimin e këtij ligji.

Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo është më e pakta që mund të bëhet për mësimdhënësit, të cilët janë heronjtë e viteve më të vështira për Kosovën.

“Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë”, shkruan ministri Bytyqi./Telegrafi/