Site icon Telegrafi

​Kuvendi miraton projektligjin për KPK-në, por jo edhe atë për fertilizim të asistuar

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kjo nismë legjislative ka marrë përkrahjen e 61 deputetëve, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish miratimi i projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar.

Po ashtu, në mungesë kuorumi u shty shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”. /Telegrafi/

Exit mobile version