Pas shqyrtimit të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Kosovës, në procesin e dialogut me Serbisë, Kuvendi ka votuar me 61 vota pro në lexim të parë.
Në sallë gjatë votimit ishin të pranishëm 91 deputetë.
Para votimit është zhvilluar një debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës ndërsa më të zëshmit kanë qenë deputetët e PSD-së dhe ata të VV-së, të cilët kanë pasur akuza dhe kundër-akuza të shumta mes vete.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë Projektligj.
Ky projektligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundër kushtetues. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj se ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu./Telegrafi/