Telegrafi

Kuvendi miraton përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale.

Për përshpejtim të procedurës pro votuan 90 deputetë, kundër dhe abstenim nuk kishte asnjë votë.

“Më 90 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejohet gjykimi në mungesë. /Telegrafi/