Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në kompaninë Roulement të këmbësorisë në ishujt Falkland.
Miratimi është bërë me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kjo do t’i hap rrugë atashimit të personelit nga FSK në kompaninë e këmbësorisë në Ishujt Falkland.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe për të njëjtën ka pasur mirëkuptim nga të gjitha grupet. /kp/