Site icon Telegrafi

Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet të Republikës se Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag, për projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për komunën e Podujevës.

Gjithashtu, në këtë seancë, u miratua projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në seancën e sotme u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.

Ndërsa nuk mori votat e mjaftueshme projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Exit mobile version