Telegrafi

Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Gjilanit, kërkuan në fillim të seancës nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond të veçantë për t’i ndihmuar qytetarët e rajonit të Gjilanit të cilët pësuan dëme rreth 3 milionë euro nga stuhia e breshërit. Qeveria komunale nuk ka fonde për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi, tha deputeti Fatmir Rexhepi.

Ndryshe në seancë plenare Kuvendi miratoi sot Projektligjin për biocide, pas shqyrtimit nen për nen, ndërkaq që po shqyrton raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputetët adresuan kritika për raportin në fjalë i cili është i pari raport që i është prezentuar Kuvendit të Kosovës, duke ditur se kjo më parë ka qenë çështje e rezervuar.

Sipas deputetëve Kosova ka resurse minerale të një rëndësie të veçantë, por për fat të keq ato nuk po shfrytëzohen dhe menaxhohen si duhet.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin për punën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit dhe do të shqyrtohet formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. /rtklive/