Site icon Telegrafi

Kuvendi i miratoi ndryshimet për testimin e jashtëm

Testimi i jashtëm do të fillojë nga klasa e gjashtë, notat nga ky testim nuk do të qëndrojnë në dëftesat shkollore dhe mbikëqyrësit e procesit të testimit do të zgjidhen me shpallje publike, janë ndryshimet ligjore për Arsimin fillor dhe të mesëm të cilët sot u miratuan nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe në pjesën e pasdites të seancës së 108, me procedurë të shkurtuar u sollën një numër i madh ligjesh në mesin e të cilëve edhe ndryshimet e Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për kuadrin mësimor në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të Ligjit për Akademinë për arsimtarë dhe ndryshimet në Ligjin për punë të brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version