Telegrafi

Kuvendi miratoi marrëveshjen për kredi nga Banka Botërore

Qeveria e Kosovës do të marrë mbi 20 milionë dollarë nga Banka Botërore pasi që deputetet e Kuvendit kanë miratuar ketë marrëveshje me mbi 100 vota.

Në votim për ketë marrëveshje kanë marr pjesë të gjitha grupet parlamentare.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se miratimi i kësaj marrëveshje me Bankën Botërore si dhe të pesë marrëveshjeve të tjera do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, e po ashtu sipas tij, do të përmirësojnë mirë qeverisjen në vend.

Shefi i Grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Imeri, tha se do ta mbështesë marrëveshjen e Bankës Botërore. Përveç, marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe UNCTAD-it. Por ai tha se kjo është marrëveshja e fundit që mbështet ky grup parlamentarë pasi që siç tha ai Kosova më nuk ka nevojë për mbështetje teknike.

Marrëveshja ishte miratuar të mërkurën nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për kredi dhe grant në vlerë prej 20.2 milionë dollarë. /Telegrafi/