Site icon Telegrafi

Kuvendi miratoi Ligjin për punëtorët e falimentuar

Kuvendi i Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të seancës së 12-të solli Ligjin për punëtorët e falimentuar.

Me këtë ligj do t’u mundësohet rreth 3 mijë personave të marrin kompensim prej 8.356 denarë në muaj, gjegjësisht 34 për qin nga paga mesatare neto e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët e papunësuar që përfshihen me ligj duhet të kenë së paku 15 vite stazh në ndërmarrjet me pronësi dominante të shtetit, ndërsa marrëdhënia e punës ju është ndërprerë për shkak të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, përfshirë edhe 30 qershorin e këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version