Ka reaguar Presidenca pasi Kuvendi ka votuar për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Fiona Papajorgji dhe Elsa Toskës.
“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.
Lidhur me këtë, sot ka reaguar edhe Presidenti Meta, duke thënë se brenda 24 orëve do të shprehet për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. /TCH/