Telegrafi

Kuvendi mbyll punimet, në shtator nis zbatimi i ndryshimeve kushtetuese

Kuvendi votoi sot me konsensus ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kështu, deputetët miratuan projektligjin për stërvitjen detare me Forcat e Britanisë, me 100 vota pro.

Ndërkaq, 98 deputetë votuan pro projektligjit për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, ndërsa 97 ligjvënës votuan pro projektligjeve për ndryshime në kodin penal.

Pas kësaj seance, Kuvendi pritet që të nisë sesionin e ri parlamentar në ditët e para të shtatorit, ku pritet që të votohen edhe 7 ligjet nga të cilat varet zbatimi i reformës në drejtësi.