Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot u vendos që seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë të mbahet të martën më 10 janar.
Inicuesi i seancës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se pas konsultimeve me shefat e Grupeve tjera parlamentare të koalicionit qeveritar dhe opozitës që e kanë nënshkruar iniciativën për këtë seancë, propozoi që seanca të mbahet të martën pasi deputetët që janë në pushime e kanë të pamundur të vijnë sot për sot,transmeton Telegrafi.
Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti tha se seanca do të ftohet kurdo që pajtohet inicuesi i seancës, në kete rast Pa Lekaj.
Në fund të mbledhjes, Lekaj tha se për shkak të nevojës së prezencës së shumicës së deputetëve, seanca mund të mbahet të martën nga ora 11:00./Telegrafi/