Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot pasdite për të votuar kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kandidatët e propozuar janë: Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.
Arsyetimin për të votuar kandidatët e propozuar e ka dhënë Safete Hadërgjonaj.
Në këtë seancë do të votohen pesë kandidatë për gjyqtarë.