Telegrafi

Kuvendi mbanë nesër seancë, diskutohet për rezolutën për gjenocidin dhe krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenarë.

Sipas njoftimit për media seanca do të mbahet në orën 10:00.

Në këtë seancë do të diskutohet për rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

Rendi i ditës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit./Telegrafi/