Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenarë.
Sipas njoftimit për media seanca do të mbahet në orën 10:00.
Në këtë seancë do të diskutohet për rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.
Rendi i ditës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
Caktimi i Ditës së Gjenocidit./Telegrafi/