Telegrafi

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për shpenzimet e rezervave shtetërore nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në ora 10:00, ku pikë e vetme rendit të ditës është diskutimi për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare

“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 5 mars, por u shty me kërkesë të LDK-së për shkak të Epopesë së UÇK-së. Kjo seancë është thirrur nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Alternativës. /Telegrafi/