Site icon Telegrafi

Kuvendi mban seancë lidhur me situatën në Telekom

Foto: Arkiv

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdoj sot seancën me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik si dhe do të mbaj seancën e radhes plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.

Kuvendi në orën 10:30 do të vazhdojë seancën me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare,dhe dy propozim-rezolutat nga debati i fundit i Kuvendit lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë.

Ndërkaq në orën 11:00 të fillojë seanca e rregullt plenare.

Seanca pritet të vazhdojë me debatin parlamentar lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës, të kërkuar nga GP i Vetëvendosjes, si dhe debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës. /Telegrafi/

Exit mobile version