Site icon Telegrafi

Kuvendi mban seancë më 27 maj, PDK deponon iniciativën për ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet më 27 maj, këtë të enjte.

Kështu bëri të ditur, nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza tha se kanë deponuar iniciativë ligjore për ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Sapo përfundoj mbledhja ku u vendos për seancën me radhës me datën 27 maj dhe një prej pikave është debati për arsim i ftuar nga PDK-ja”“Ne duke e parë qe qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur për përkrahjen e sektorit privat ne kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH dhe me këtë ligj që t’i ofrohen lehtësi. E dimë që është reformë e madhe mirëpo kjo do të duhej të ndodhte më herët. Ka edhe plotë lehtësira të tjera duke përfshirë edhe ato legjislative dhe procedurat unë shpresoj që dhe partitë e tjera ta përkrahin këtë ligj dhe besoj që është prej reformave që duhet të ndodhë”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se shpreson që edhe deputetët e partive tjera politike do ta përkrahin këtë projektligj.

“Presim edhe bashkëpunimin e Qeverisë në këtë projektligj”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version