Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 58 vota “Për”, kaloi propozim-ndryshimet e Ligjit për shujtat e subvencionuara të studentëve.
Seanca e 91-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend të ditës e pat edhe votimin e ndryshimeve të Ligjit për shujtë të subvencionuara, ndryshime të cilat u abstenuan nga 21 deputetë.
Ky propozim-ligj u miratua me procedurë të shkurtuar.
Ligji planifikon që deri më 15 mars të vitit 2023, studentët të paguhen 120 për shujtë ditore ose 2400 denarë në muaj dhe vjen pas një marrëveshje paraprake mes qeverisë dhe përfaqësuesit të studentëve./Telegrafi/