Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë votoi disa ndryshime ligjore

Në seancën e 117-të të kuvendit të Maqedonisë u votuan disa ndryshime të ligjeve, siç janë ndryshimi i Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore shtetërore, Ligji për lojrat e fatit dhe për lojrat argëtuese, Ligji për sistemin hekurudhor, Ligji për shfrytëzimin dhe posedimin e pronave shtetërore dhe ato komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë votimeve të këtyre ndryshimeve, pozita dhe opozita u përplasën për Ligjin e sistemit hekurudhor. Marjanço Nikollov i LSDM-së tha se me këtë ligj, ndërmarrja publike ”Hekurudhat e Maqedonisë” kanë të drejtë të shesin të gjitha pronat për të siguruar mjete plotësuese financiare.

Ndërkaq, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM u kundërpërgjigj duke thënë se nuk duhet të jetë problem që shteti gjenë mundësi për të ndihmuar punën e ”Hekuruat e Maqedonisë” dhe se Ligji ndihmon në zgjidhjen e problemit të fabrikës ”Kollska”, e cila duhet t’i bashkohet NP ”Hekurudhat e Maqedonisë”

Deputetët kanë diskutuar edhe për Komisionin e Lustracionit. Goran Sugareski nga LSDM-ja tha se ky komision nuk duhet të ekzistojë, kurse paratë duhet të ridrejtohen diku tjetër, ndërkaq deputetët e OBRM-PDUKM-së thanë se komisioni ka obligim që të përfundojë me lëndët e hapura./Telegrafi/

Exit mobile version