Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë, votohet heqja e Këshillit për fakte dhe përgjegjësi te gjykatësit

Deputetët votuan heqjen e Këshilit për fakte dhe përgjegjësi te gjykatësit, ndërsa kompetencat e këtij këshilli u transferuan te Këshilli gjyqësor pasi që deputetët në seancën e sotme poashtu votuan ndryshime edhe në Ligjin për këshill gjyqësor.

Krahas këtyre ligjeve për drejtësinë, deputetët votuan edhe propozim-ndryshimet në Ligjin për infomatorët.

Ashtu si pritej, OBRM-PDUKM-ja opozitare votoi kundër gjithë këtyre pikave të rendit të ditës.

Deputeti Ilija Dimovski në fjalim procedural tha se ata kanë votuar kundër pasi që 90 për qind e ligjeve që ka propozuar Qeveria janë miratuar me procedurë të shkurtë. Ai i porositi deputetët e shumicës parlamentare të bindin ministrat nga rradhët e LSDM-së të mos i dërgojnë ligjet në Kuvend me procedurë të shkurtë, ndërsa nga Xhaferi kërkoi të përdorë autoritetin e kryetarit të kuvendit dhe të parandalojë këtë dukuri, para se të bëhet vonë./Telegrafi/

Exit mobile version