Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë urgjentisht do të debatojë për marrëveshjen e dakorduar në mes liderëve partiak

Ligji për Financimin e Partive Politike dhe ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, të cilat u dakorduan sot në takimin e liderëve, tashmë janë dorëzuar në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev më herët tha se të katër partitë kishin arritur një marrëveshje mbi zgjedhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe se ka ngelur vetëm çështja e referendumit pa u zgjidhur.

Sa i përket KSHZ-së, palët janë pajtuar që të mos ndryshojnë Kodin Zgjedhor, por të zgjedhin anëtarët e KSHZ-së sipas marrëveshjes së dakorduar në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-ës.

Sipas kësaj kryetari i KSHZ-së do të jetë kandidat i propozuar nga partia opozitare, ndërsa OBRM-PDUKM do të ketë edhe një anëtar tjetër. BESA dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të ketë një kandidat të përbashkët, ndërsa LSDM-ja si parti në pushtet do të ketë katër anëtarë në Komision.

Për sa i përket Ligjit për Qeverinë, është pranuar kërkesa e OBRM-PDUKM-së, që njëqind ditë para çdo zgjedhjeje parlamentare, me përjashtim të dorëheqjes së Kryeministrit, opozita të ketë kaudër në Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe të emërojë katër kandidatë të tjerë nga opozita si zëvendësministra në katër ministri të ndryshme.

Nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë konfirmua se mbas dite do të caktoj seancë të re, por nuk ka konfirmim për vendimin në lidhje me referendumin e cila varet nga marrëveshja e katër partive. /Telegrafi/

Exit mobile version