Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë do të votoj ligjet e paketës reformuese 3-6-9, OBRM-PDUKM-ja ka dhënë mbështetje

Në Kuvendin e Maqedonisë duhet të votohen sot ligjet reformuese të paketës 3-6-9, që është paralajmëruar se edhe OBRM-PDUKM-ja ka dhënë dritë jeshile.

Ata tashmë kanë paralajmëruar se këto ligje do t’i mbështetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ligje reformuese votohen në prag të publikimit të Raportit të përparimit që Komisioni Evropian (KE) e përgatit për Maqedoninë, raport që duhet të publikohet më 17 prill.

Kuvendi me këtë rast ka caktuar katër seanca kuvendore, e 34-ta, 34-ta, 22-ta dhe 41-ta. Në këto seanca pritet votimi i ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version