Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë vazhdimin e seancave të 11-të, 12-të, 13-të, 15-të dhe të 22-të.
Në seancën e 11-të në rend dite janë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për kulturë, regjistrimin e pagesave të gatshme, mbrojtje nga duhanprija, siguri në komunikacion dhe rrugë, që të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 12-të në rend dite është Propozim-vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e 13-të në rend dite janë Propozim-ligji për tregti në tregjet e gjelbërta, me procedurë të shkurtuar, si edhe interpelanca për punën e ministrave të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Ljupço Nikollovski, pastaj për Mila Carovska nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale, propozim që ka ardhur nga OBRM-PDUKM-ja.
Në seancën e 15-të deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për artistin kombëtar, në lexim të parë, si edhe Propozim-ligjin për dhënie të bonove me vlerë-kuponëve, gjithashtu në lexim të parë, edhe kjo e propozuar nga OBRM-PDUKM-ja.
Në seancën e 22-të në rend dite janë Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin gjyqësor dhe për mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtër, pastaj Propozim-ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për verifikim të fakteve dhe ngritje të procedurave për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatësit, gjithashtu në procedurë të shkurtër./Telegrafi/