Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë do të kyçet në fushatën për referendumin

Kuvendi i Maqedonisë do të kyçet në fushatën për referendumin, ndërsa informacionet se si do të bëhet kjo pritet që të prezantohen gjatë ditës së sotme.

Pritet që të publikohen edhe mjetet që do të ndahen për fushatën, ndërsa nga takimi i sotëm mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinuesit e grupeve të deputeteve nuk ka detaje tjera, përcjell Telegraf Maqedoni.

Në takimin e sotëm mes Xhaferit dhe koordinuesve kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues qeveritar, ndërsa përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së kanë munguar.

Kuvendi është propozues i vendimit për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator.

Sipas Rregullores, Kuvendi duhet të udhëheq fushatën, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe palë tjera të interesuara./Telegrafi/

Exit mobile version