Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi Propozim-vendimin për verifikimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij vendimi Kuvendi i Maqedonisë do të ketë pesë nënkryetarë të cilët do të jenë nga parti të ndryshme, varësisht prej përfaqësimit të tyre në Kuvend.
Numrin e nënkryetarëve e verifikon Kuvendi me propozim të kryetarit të Kuvendit./Telegrafi/