Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e 130

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta vazhdojë seancën e 130, në rend dite në të cilën janë disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve, nga disa fusha.

Deputetët do të diskutojnë për propozim-ligjin për bashkësitë që janë më pak se 20 përqind, në lexim të dytë, si dhe për ndryshimet dhe plotësimet e disa propozim-ligjeve në mesin të cilëve për Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës, Ligjin për ndalim dhe parandalim të kryerjes së veprimtarive të paregjistruara, Ligjit për agjencitë private për punësim, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për huamarrje tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

Deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për kontrollin e drogave dehëse dhe substancave psikotrope./Telegrafi/