Kuvendi i Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e seancës së gjashtë dhe të shtatë. Në rend dite të vazhdimit të seancës së gjashtë mes tjerash janë propozim-ligji për ndryshim të ligjit për marrëdhënie të punës në lexim të parë dhe informacioni për situatën me dy deponitë e Strugës, të parashtruara nga deputetët e opozitës.
Deputetët në vazhdimin e seancës së tetë duhet ta shqyrtojnë propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal në lexim të parë dhe propozim vendimin për emërimin e funksionit të zv.sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit.
Në rend dite janë edhe propozim-ligji për aktivitetet e doktoraturës për plotësimin e ligjit për pagesën e pagave në Maqedoni, propozim-ligji për ndryshim të ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuale dhe propozim-ligji për ndryshim të ligjit për prokurori publike, të gjitha në lexim të parë.
Seanca do të mbajnë edhe Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime dhe Komisioni për Kulturë./Telegrafi/