Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 31, në rend dite të së cilës janë disa ligje nga fusha të ndryshme.
Deputetët do të diskutojnë për propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Zyrës së Fëmijëve, për propozim-vendimin për dërgimin e përfaqësuesve të Armatës në operacion paqe në Bosnjë e Hercegovinë.
Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare, në lexim të dytë, për Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm, me procedurë të shkurtë./Telegrafi/