Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë ratifikon edhe një herë marrëveshjen me Greqinë (Foto)

Në Kuvendin e Maqedonisë është votuar edhe një herë marreveshja me Greqinë, pasi e njejta në votimin e parë nuk u pranua nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë marrëveshje votuan: , nga këto, “PËR” votuan: 69 deputetë , “KUNDËR”: Asnjë deputet dhe “TË PËRMBAJTUR”: 1 deputet

Në këtë seancë, pikë e parë dhe e vetme e rendit të ditës ishte ratifikimi i kësaj marrëveshje. Tani, e njejta marrëveshje duhet të shënohet në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje parasheh që Maqedonia të ketë emër të ri, Maqedonia e veriut. Maqedonia me këtë marrëveshje do të ketë mundësi për integrim në BE dhe NATO për shkak të heqjes së bllokadës nga Greqia.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk ishin prezent, duke thënë se nuk duan të bëjnë pjesë në tradhëti kombëtare!/Telegrafi/

Lexo po ashtu HISTORIKE: Nënshkruhet marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut (Video)

Lexo po ashtu Lexo më shumë për këtë marrëveshje