Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër pritet të zgjedh zëvendësministrin e Shëndetësisë.
Qeveria për zëvendësministër të ri në Ministrinë e Shëndetësisë do ta propozojë Armend Arsllanin, specialist i urologjisë në Fakultetin Mjekësor pranë Shën Kirilit dhe Metodit, i cili më herët ka punuar si mjek në spitalin e Strugës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arsllani vjen në vendin e Asim Musa, i cili më herët dha dorëheqje pas skandalit për korrupsion nga një pacient nga Shqipëria./Telegrafi/