Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në vazhdimin e seancës së 59-të plenare miratoi katër ligje me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët me procedurë të shkurtuar i kanë miratuar plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale. Këta ndryshime kanë të bëjnë me prduksionin vendas audio dhe video dhe këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2019.
Në këtë seancë u miratuan edhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, si dhe plotësimet në Ligjin për ndërtim, poashtu me procedurë të shkurtuar./Telegrafi/