Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë miraton Ligjin për mbrotjen e dëshmitarëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme plenare, krahas ligjeve tjera ka miratuar edhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilin e kërkoi Prokuroria Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij ndryshimi të propozuar të ligjit, thonë nga Qeveria, është sigurimi i kushteve për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të ndëlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (PSP).

PSP insistonte në ndryshimin e këtij ligji me qëllim të plotësimit të kërkesave të atyre që kërkojnë të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të marrin garanca më të mëdha për mbrojtjen e identitetit të tyre,

Sipas ligjit aktual, vendimi për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur e sjell Këshilli për mbrojtjen e dëshmitarëve. Siç parashihet në nenin 6 të këtij ligji, Këshilli është i përbërë nga pesë anëtarë – përfaqësues nga Gjykata Supreme, përfaqësues nga Prokuroria publike, drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësues nga MPB-ja dhe udhëheqësi i një Drejtorie nga MPB-ja./Telegrafi/

Exit mobile version