Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë miratoi plotësimet ligjore për vreshtarët

Në seancën e 83-të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me një procedurë të shkurtuar, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me të cilat parashikohet ndihmë financiare për bujqit të cilët i kanë shitur prodhimet e tyre që nga viti 2014 deri më sot, por nuk i kanë marrë ende paratë.

Me këtë, siç u tha, nuk do të dilet në ndihmë vetëm kultivuesve të rrushit, por edhe prodhuesve të tjerë.

Sipas Betian Kitev nga LSDM, një nga propozuesit e zgjidhjes ligjore, tha se ky është një nga rastet e rralla në shoqërinë e Maqedonisë, kur qeveria dhe opozita janë unanime se problemet që kanë ndodhur në periudhën e kaluar duhet të zgjidhen.

Ndërsa Pavllinçe Çestojonova nga OBRM-PDUKM shprehu shpresën se bujqit nuk do të mashtrohen përsëri dhe shprehu nevojën e një fondi intervenues.

Me ndryshimet në Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shteti do të paguajë borxhin që veraritë “Povardarie” dhe “Stefans verarive” kanë ndaj kultivuesve. Me këtë janë të përfshirë të gjithë vreshtarët nga periudha 2014-2016 që kanë dorëzuar rrushin verarive dhe që janë regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave./Telegrafi/

Exit mobile version