Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet në Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik

Në vazhdimin e seancës së 114 të kuvendit të Maqedonisë, u moratua Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik që parasheh shkurtim të procedurave për pranimin e planeve urbanistike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me ndryshimet caktohen kushtet për ndryshimin dhe plotësimin e planeve të përgjithshme urbanistike dhe planeve urbanistike të fshatrave, varësisht nga nevojat dhe mundësitë e aprovuesti.

Me ndryshimet ligjore, mes tjerash rregullohen më hollësisht kushtet nën të cilat plani i detajuar urbanistik moratohet në pajtim me planin e përgjithshëm urbanistik./Telegrafi/

Exit mobile version