Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë i miratoi ligjet për gjyqësi, për Këshillin Gjyqësor dhe për arsim të lartë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 45-të i miratoi Ligjin për arsim të lartë dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për gjyqësi, për Këshill Gjyqësor, për armë dhe siguri dhe komunikacionin në rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vërejtje procedurale koordinatori i grupit të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev tha se nuk do t’i votojnë për Ligjin për arsim të lartë sepse nuk është pranuar asnjë amendament çka kanë dorëzuar. Sipas tij, shumë analist dhe ekspert në këtë fushë mendojnë se me këtë vendim ligjor, sistemin për arsim të lartë në Maqedoni kthehet tridhjetë vite prapa.

Kuvendi me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për revizion, për letra me vlerë, për Byro Krediti dhe për zhvillim i fushën e Teknologjisë së Industrisë.

Deputetët sot e miratuan edhe Ligjin për ratifikimin e Protokollit 2 tek Marrëveshja për tregti të lirë në mes Republikës Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në seancën e sotme kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e konstatoi dorëheqjen e Gjiorgji Sllamkov nga funksioni i Komisionit për mbrojtjen të të drejtës për qasje të lirë deri tek informata. /Telegrafi/

Exit mobile version