Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë miratoi fondet për mbajtjen e referendumit për emrin

Kuvendi miratoi vendimin për rishpërndarjen e fondeve në mes përdoruesve të buxhetit, të cilat sigurojnë fonde për mbajtjen e referendumit mbi emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi u miratua me 64 vota “për” dhe asnjë kundër dhe abstenuar, edhe në seancën e më hershme të Komisioni për Financa dhe Buxhet dhe Komisioni Legjislativ.

Nga Ministria e Financave thonë se rishpërndarja redukton shumat më të vogla nga përdoruesit më të mëdhenj të buxhetit dhe ndan 210.4 milion denarë për mbajtjen e referendumit.

Në këtë mënyrë, fondet ofrohen pa pasur ndonjë ndikim në ecurinë aktuale të përdoruesve të buxhetit, as në zbatimin e programeve buxhetore dhe projekteve” thanë nga Ministria e Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version