Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë mban disa seanca, pritet fjalimi i Stoltenberg-ut

Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë sot seancën e 12-të, 30-të dhe 31-të, ku do të diskutohetn dhe miratohen disa ligje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e 12-të në rend dite është propozim-vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Në seancën e 30-të në rend dite janë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për komunikime elektronike, për punë të brendshme, për policinë, të gjitha në lexim të parë.

Do të shqyrtohen edhe propozim-ligjet për Agjencinë Teknike Operative dhe për përgjime, që të dyja në lexim të parë.

Në seancën e 31-të do të flet sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg./Telegrafi/

Exit mobile version