Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë ka seancë për pyetje-përgjigje të deputetëve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Sipas praktikës së zakonshme, seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve mbahet secilën të enjte të fundit në muaj. Seanca duhej të mbahet më 25 janar, por u anulua për datën 31 për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit Zoran Zaev në Forumin ekonomik në Davos, edhe për shkak të asaj se në seancë do të mund të marrin pjesë edhe të gjithë ministrat.

Sipas Rregullores, pyetje kryeministrit dhe ministrave së pari duhet t’u parashtrojnë deputetët nga opozita, e pastaj nga shumica parlamentare. Në seancë, sipas paralajmërimeve, nuk do të marrin pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së./AIM/

Exit mobile version