Nga sot, Kuvendi i Maqedonisë është i hapur për qytetarët të cilët dëshirojnë të përcjellin seancat ku diskutohet për çështje të ndryshme shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga kryekuvendari Talat Xhaferi, i cili tha se qytetarët do të kenë mundësi edhe të takohen me deputetët, jashtë sallës së Kuvendit.
Sipas tij, prania e qytetarëve në Kuvend paraqet përfshirje të publikut në procese ligjvënëse, si edhe shtytje e re për qetësim të tendosjeve./Telegrafi/