Site icon Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë gjatë vitit 2017 do të funksionojë me 86 milionë denarë më pak

Në vitin 2017 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të shpenzojë rreth 602 milionë denarë, respektivisht 86 milionë denarë më pak në krahasim me këtë vit buxhetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e mjeteve janë paraparë për pagat dhe kompensimet për të punësuarit, shpenzimet rrugore dhe pjesëmarrjen në seanca, ka informuar zëvendësministri i financave Gëzim Beadini.

Edhe krahas qëndrimeve të ndryshme që i kanë për çdo çështje tjetër, në sallën e kuvendit, deputetët sot ishin të plotësisht të një mendimi. Në seancën e sotme të Këshillit të buxhetit, nuk kishte asnjë vërejte për propozim-buxhetin për llogaritë e Kuvendit.

Për funksionim të rregullt të Kuvendit, gjegjësisht për pagat dhe kompensimet e të punësuarve që gjithsej janë 404, janë planifikuar rreth 287 milionë denarë. Mjetet tjera, siç qëndron në raportet e kuvendit, janë planifikuar për shpenzime operative./Telegrafi/

 

Exit mobile version